Termat dhe Kushtet

Dispozita të përgjithshme

Të gjitha  mallrat që ofrohen në websajtin tonë  zanoinspire.com, janë një ofertë, por në  rast se ato nuk janë të disponueshme, mallrat nuk mund të dërgohen. Në rast të porosisë  nga ana e klientit përgatitet një ofertë, e cila pranohet prej nesh me dërgimin e mallit, dhe jo me konfirmim për marrjen e porosisë. Marrja bëhet brenda afateve të dorëzimit. Nëse porosia nuk realizohet, klienti  duhet të informohet për këtë. Ne nuk u shesim mallra personave të mitur  dhe personave pa zotësi të plotë  për të vepruar, përveç nëse mallrat janë porositur nga përfaqësuesi i tyre ligjor. Zbatohen çmimet që kanë qenë në fuqi, kur klienti ka bërë ofertën e tij. Politika jonë  e privatësisë është e arritshme në [link to privacy policy].

Si të porositni  

Porositë mund të bëhen online në zanoinspire.com

Ne bëjmë dorëzime në Bullgari dhe Rumani si dhe në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Klienti zgjedh mallrat që do të porositen, në websajt. Mallrat e dëshiruara shtohen në listën e porosisë me shtypjen e simbolit “shto në shportë”. Sasia e mallit  të porositur mund të ndryshohet  duke zgjedhur sasinë e dëshiruar në “menynë rënëse”. Shporta e blerjes  mund të gjendet në këndin e  sipërm të djathtë të ekranit. Shtypja e simbolit “shporta e blerjes” tregon numrin e produkteve të zgjedhura. Në shportën e blerjes zgjedhja mund të redaktohet dhe për të përfunduar porosinë duhet të klikoni simbolin “shko në arkë”.

Është e mundur të bëni porosi  si “mysafir” pa regjistrim. Pasi të keni futur informacionin e nevojshëm si mysafir, ju keni mundësinë të zgjidhni adresën e dorëzimit, llojin e dorëzimit dhe mënyrën e pagesës. Pasi të klikoni në simbolin “vazhdo me porosinë”, mund të kontrolloni dhe të  ndryshoni informacionin e porosisë suaj në faqen tjetër.

Shfaqet  instruksioni për Politikën e privatësisë  dhe për konfigurimin e cookies. Pas njohjes me dhe pranimin e kushteve të përgjithshme, si dhe të politikës së privatësisë, porosia mund të përfundohet me shtypjen e butonit “Butoni i pagesës>“.

Një ofertë angazhuese ligjore jepet pas përfundimit të porosisë. Marrja e porosisë  konfirmohet në postën elektronike.

Teksti nuk ruhet dhe pas përfundimit të  porosisë nuk mund të sigurohet akses në të. Të dhënat e porosisë mund të printohen menjëherë pas dërgimit të saj.

Në rast të kërkesave për ndryshime ose pyetje në lidhje me kthimin, mund të lidheni me ekipin tonë për shërbimin e klientëve në:

Telefon: 0692320283

Posta elektronike:  [email protected]

Kushtet  е dorëzimit

(1) Shpenzimet e transportit

Dorëzimi brenda Bullgarisë është falas kur vlera e porosisë është  29 BGN. Nën këtë shumë paguhet tarifë e fiksuar e dorëzimit, e cila përfshin shpenzimet  postare dhe të paketimit  në shumën 4,89 BGN, përveç nëse nuk është kontraktuar diçka tjetër me klientin. Dorëzimi brenda  Rumanisë është falas kur vlera e porosisë është  99 RON.  Nën këtë shumë paguhet tarifa e fiksuar e dorëzimit, e cila përfshin shpenzimet  postare dhe të paketimit  në shumën 14,90 RON, përveç nëse nuk është kontraktuar  diçka tjetër me klientin. Dorëzimi   brenda Bashkimit Evropian  është falas kur vlera e porosisë është   29 euro. Nën këtë shumë paguhet tarifa e fiksuar e dorëzimit, e cila përfshin shpenzimet  postare dhe të paketimit  në shumën 4,90 euro, përveç nëse nuk është kontraktuar diçka tjetër me klientin.

(2) Afatet e dorëzimit

Mallrat që ofrohen në dyqanin online përgatiten për dërgim brenda 1-2 ditëve të punës pas marrjes së porosisë. Nëse është i nevojshëm informacion ose këshillë, ne lidhemi menjëherë me klientin. Pas kësaj mallrat dërgohen, përfshirë pas dhënies së informacionit ose këshillës, kur kjo është e aplikueshme.

Nëse dorëzimi  i një ose më shumë mallrave të porositur vonohet ose bëhet i  pamundur, ne e informojmë menjëherë klientin, duke i dhënë mundësinë të anulojë porosinë. Pavarësisht nga  disponueshmëria  e planifikuar me kujdes e  mallrave është e mundur që një produkt promovues të shitet me shpejtë se sa është planifikuar. Për këtë arsye nuk mund të japim garanci  të dorëzimit dhe ofertat promovuese  janë të vlefshme vetëm deri në mbarimin e sasive.

Nëse një produkt nuk mund të dorëzohet për shkak të forcës madhore ose ndërprerjes së prodhimit dhe këto rrethana lindin pas konfirmimit të kontratës së porosisë, ne nuk mbajmë përgjegjësi për mos dërgimin dhe përjashtohemi nga detyrimi i dorëzimit. Klienti do të informohet për këtë menjëherë. Të gjitha shumat e  paguara nga klienti për porosinë e prekur, rivendosen menjëherë.

Koha e dorëzimit të kompanive tona partnere, sipas informacionit të tyre, është 2 ditë punë për në Bullgari; 2-4 ditë pune  për në Rumani dhe 4-7 ditë pune për pjesën tjetër të Evropës.

Dorëzimi në Bullgari realizohet nga  firma korriere “Spidy”. Dorëzimi për në Rumani realizohet nga firma korriere DPD. Dorëzimi  për shtetet e tjera të Bashkimit Evropian bëhet nga firma korriere që kanë leje të punës në territorin e shtetit përkatës.

(3) Keni detyrimin të kontrolloni mallrat e porositura në momentin e dorëzimit përpara që t’i merrni. Në  rast që gjatë kontrollimit konstatoni ndonjë defekt (p.sh.: paketim të dëmtuar) duhet të refuzoni marrjen e mallit. Në këtë rast ne do të kthejmë të gjitha pagesat për mallrat me defekt, që kemi marrë prej jush, përfshirë shpenzimet e dorëzimit, menjëherë  dhe jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e konstatimit të defektit. Për kthimin ne do të përdorim të njëjtën mënyrë të pagesës që keni përdorur ju gjatë transaksionit fillestar, përveç nëse nuk kemi kontraktuar shprehimisht  diçka tjetër me ju; në asnjë rast nuk do të llogaritim tarifa për kthim. Ne mund të refuzojmë kthimin e pagesës deri sa nuk do të marrim mbrapsht mallrat me defekt ose deri sa nuk na paraqitni prova se ju na keni dërguar mbrapsht mallrat me defekt, cilado që  të ndodhë më herët.  

Kushtet e pagesës

Të gjitha çmimet janë  çmime përfundimtare  në leva bullgare dhe/ose euro, duke  përfshirë tatimin në fuqi  mbi vlerën e shtuar. Metodat ekzistuese të pagesës janë me kartë krediti (përmes platformës Borica) dhe me  para në dorëzim ( para në dorëzim është  në dispozicion vetëm në Bullgari dhe Rumani/. Ne rezervojmë të drejtën për të përjashtuar mënyrat e pagesës pa dhënë ndonjë arsyetim. Kur pagesa me kartë krediti është mënyra e preferuar e pagesës, dorëzimi do të bëhet vetëm pas marrjes së çmimit total të blerjes. Mund të paguani me këto karta të kreditit:  MasterCard dhe Visa. Llogaria juaj në kartën e kreditit ngarkohet vetëm me shumën e faturës në ditën e dërgimit. Tarifat e përllogaritura nga bankat për rimbursimin e transaksionit për shkak të informacionit të pasaktë  të  llogarisë dhe të cilat nuk janë  për shkak të gabimit nga ana jonë, merren përsipër nga klienti.

Ne rezervojmë të drejtën për të përjashtuar  mënyra të pagesës.

Siguria e pagesës

Websajti ynë  zanoinspire.com përdor teknologjinë e certifikatës  SSL  për transferim të koduar të të dhënave. Secure Sockets Layer (SSL) është protokoll i cili përdoret për mbrojtjen e lidhjes së realizuar  nga përdoruesit në websajtin tonë. Certifikata SSL  kripton të dhënat dhe mbron kanalin përmes të cilit realizohet komunikimi midis përdoruesve dhe websajtit tonë. D.m.th. të gjitha të dhënat që kalojnë nga shfletuesi juaj në websajtin tonë janë të kriptuara dhe të mbrojtura. Kështu ne ju mbrojmë nga shkelja e informacionit konfidencial.

Shumë lehtë mund të dalloni cilat websajte në internet kanë certifikatën SSL dhe cilat jo. Para domenit të secilit websajt të siguruar që përdor certifikatën SSL ka imazh të një dry. Dallimi tjetër është shkurtesa „https://“ para fushës së adresës së websajtit, i cili përdor certifikatën SSL, që do të thotë“Secure HTTP”  dhe garanton, se websajti që hapet, është autentik dhe lidhja me të është e sigurt.  Websajtet pa certifikatën SSL shënohen me shkurtesën„http://” para fushës së tyre të adresës.

Për sigurinë dhe mbrojtjen tuaj maksimale në pagesat me kartën e  debitit ose kreditit  MasterCard dhe Visa përmes zanoinspire.com websajti ynë është miratuar dhe është regjistruar në sistemin e autentifikimin  3 D Secure të borica.bg.Për kryerjen e pagesave online websajti ynë ju ridrejton te sajti i  www.borica.bg.

Për  më shumë informacion  për programet e sigurisë SecureCode të  MasterCard dhe  Verified by Visa të Visa, Ju lutemi pyesni bankën tuaj emetuese.

Është me rëndësi të dini, se ne kurrë nuk kërkojmë të na dërgoni me e-mail ose të na njoftoni me telefon të dhëna të lidhura me mbajtësin e kartës dhe kartën!

Tërheqja /shpenzime për kthim

E drejta e tërheqjes i jepet përdoruesit  vetëm për mallra të porositura nga zanoinspire.com, të cilat nuk janë prodhuar paraprakisht dhe për prodhimin e të cilave zgjedhja individuale ose udhëzimet nga ana e klientit janë me rëndësi vendimtare  ose të cilat janë në përputhje të qatë me nevojat personale të klientit dhe/ose nuk janë të përshtatshme për kthim për arsye të mbrojtjes  shëndetësore dhe higjienës, kur vulosja e tyre do të hiqet pas dorëzimit dhe/ose mund të prishen shpjete ose afati i skadencës mbaron shpejtë.

Për të evituar mosmarrëveshje suplementare, e drejta e tërheqjes nuk zbatohet për ushqime, duke përfshirë dhe shtesat ushqimore.

Politika e tërheqjes

E drejta e tërheqjes

Keni të  drejtën e tërheqjes nga kjo kontratë  pa dhënë ndonjë arsye  brenda katërmbëdhjetë ditësh. Periudha e anulimit do të jetë katërmbëdhjetë ditë nga dita në të cilën ju ose një palë e tretë e caktuar nga ju, e ndryshme nga  transportuesi, ka marrë në zotërim mallrat. Në rast se ne bëjmë   shumë dërgesa me një porosi të vetme, afati i  anulimit arrin në  katërmbëdhjetë ditë nga dita në të cilën ju ose një palë e tretë e caktuar nga ju, dhe e ndryshme nga   transportuesi, ka marrë në zotërim mallrat e fundit të dorëzuara me një porosi.

Për të ushtruar të drejtën e tërheqjes ju duhet të na informoni ([email protected]) me një deklaratë të qartë (për shembull  letër e  dërguar me postë ose me email) për vendimin tuaj të tërheqjes nga kjo kontratë. Mund të përdorni formularin model të tërheqjes të bashkëngjitur me gjithë se kjo nuk është e detyrueshme. Për të respektuar afatin e tërheqjes  është e mjaftueshme të dërgoni njoftimin për ushtrimin e së drejtës për  tërheqje para  se të skadojë afati i tërheqjes. 

Efektet e tërheqjes

Nëse vendosni të tërhiqeni nga kjo kontratë, ne do t’ju kthejmë të gjitha pagesat për porosinë e refuzuar që kemi marrë prej jush, përfshirë shpenzimet e dorëzimit menjëherë dhe jo më vonë brenda katërmbëdhjetë ditësh nga data e marrjes së njoftimit për tërheqjen tuaj nga kjo kontratë. Për kthimin ne do të përdorim të njëjtën metodë të pagesës, që  ju keni përdorur në transaksionin  fillestar, nëse nuk kemi kontraktuar shprehimisht diçka tjetër me hu; në asnjë rast nuk do të llogaritim tarifa  për kthimin.  Ne mund të refuzojmë rimbursimin e pagesës  deri sa nuk marrim mbrapsht mallrat e kthyera ose deri sa ju nuk na jepni provë, se i keni dërguar mbrapsht mallrat e kthyera, cilado  që është më e hershme.

Ju duhet të na dërgoni menjëherë mallrat dhe jo më vonë se katërmbëdhjetë ditë nga dita kur na keni njoftuar për tërheqjen tuaj nga kjo kontratë. Afati konsiderohet i respektuar, kur na dërgoni mallrat përpara skadimit të afatit prej katërmbëdhjetë ditësh. Ju përballoni shpenzimet direkte për kthimin  e mallrave mbrapsht.

Defektet / garancia/ përgjegjësia/ politika e kthimit

Në parim  ne ofrojmë garanci në përputhje me dispozitat normative. Pavarësisht nga kjo, afati i garancisë për çdo mall është shënuar në informacionin për produktin në  zanoinspire.com dhe ky informacion është i  disponueshëm për përdoruesin para blerjes së mallit.

Në rast të shkeljes së detyrimeve për të cilat ne mbajmë përgjegjësi ose në zbulimin e defekteve të fshehta të mallrave, klienti është i detyruar të na njoftojë për këtë dhe të na propozojë afat të përshtatshëm që ne të kryejmë dorëzime vijuese ose korrigjime, në së është e mundur. Nëse dorëzimi vijues ose korrigjimi është i pasuksesshëm, klienti ka të drejtë  duke zgjedhur vetë a të kërkojë dorëzim tjetër ose ulje të çmimit të blerjes ose të tërhiqet nga kontrata e blerjes dhe /ose të kërkojë kompensim. Nëse klienti kërkon dhe dëmshpërblim, ne mbajmë përgjegjësi vetëm për dëmin e mallrave të porositura. Kërkesat suplementare të dëmshpërblimit nga klienti janë të përjashtuara.

Në të gjitha rastet e sipërcituara përdoruesi na dërgon mallrat  menjëherë dhe në çdo rast jo më vonë brenda 14 ditësh nga dita  kur në ka informuar, siç është përshkruar më lartë. Afati konsiderohet i respektuar kur na keni dërguar mallrat përpara mbarimit të afatit prej katërmbëdhjetë ditësh. Në këtë rast ne marrim përsipër  të gjitha shpenzimet direkte për kthimin e mallrave. Përdoruesi duhet të dërgojë mallrat duke përdorur të njëjtën mënyrë të dorëzimit, që kemi përdorur ne kur i kemi dërguar mallrat.

Nëse duhet t’ju paguajmë dëmshpërblim, ai do të jetë në nivelin e çmimit të mallrave me defekt në momentin e blerjes së tyre. Për të bërë këtë pagesë, ne do të përdorim të njëjtën mënyrë të pagesës, që keni përdorur ju në transaksionin fillestar, përveç nëse nuk kemi kontraktuar diçka tjetër me ju; në asnjë rast nuk do të llogaritim tarifë  kthimi. Ne mund të refuzojmë pagesën deri sa nuk marrim mbrapsht mallrat me defekt ose deri sa nuk na jepni provë se keni dërguar mbrapsht mallrat me defekt, cilado që të ndodhë e para.

Nuk pranohet pretendim garancie,  kur nuk janë respektuar udhëzimet për montazh dhe shfrytëzim, të shënuara në udhëzimin; ka mospërputhje midis  të dhënave në kartën e garancisë dhe vetë mallit; ka dëmtime për shkak të remontit nga persona të paautorizuar ose  në bazën e  servisit; dëmtimet e ndodhura janë pasojë e faktorëve të jashtëm: pluhur, lëngje, ekspozim në kushte të pafavorshme atmosferike dhe ekspozim ndaj tronditjeve ose goditjeve nga rënia; për shkak të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së  parregullte të  aparatit; për materiale të konsumuara natyrshëm.

Informacioni i ofruar në këtë websajt është kontrolluar me kujdes dhe aktualizohet rregullisht. Por nuk mund të garantohet, që tërë informacioni është i plotë, i drejtë dhe aktual në çdo kohë. Kjo vlen në veçanti për informacionin për produktin e prodhuesve të paketimit të treguar. 

Klauzola e vërtetësisë

Pavlefshmëria e dispozitave  të veçanta  nuk ndikon në vlefshmërinë e dispozitave të tjera. Në veçanti, marrëveshja mbetet në fuqi për të dyja palët.

Informacioni për furnizuesin

Adresa e zyrës qendrore:

SIDAYA PHARMA ROMANIA S.R.L.

Adresa: rr. “Turturelelor” 50, kati 4, ap. 8, sektori 3, Bukuresht, Rumani

Administrator: Florin Yanko

Telefon: +359885216258 / çmimi i telefonatës, nëse ka /

Posta elektronike: [email protected]

Internet: zanoinspire.com

Adresa postare:

  1.  “Turturelelor” 50, kati 4, ap. 8, sektori 3, Bukuresht, Rumani

Pronari:

Damyan Damyanov

Numri për TVSH: BG3077831591

Legjislacioni i zbatueshëm

Në përgjithësi  vetëm legjislacioni rumun aplikohet për të gjitha marrëdhëniet kontraktuese, me përjashtim të së drejtës ndërkombëtare. Lidhja e kontratës  bëhet në Rumani.

NDIQNI OFERTA DHE PROMOCIONET TONA AKTUALE! ABONOHUNI PËR NJOFTIMET.

Google reCaptcha: Invalid site key.

Google reCaptcha: Invalid site key.