Mosha e rekomanduar është mbi 2 vjeç sipas rregulloreve të BE-së përveç nëse rekomandohet nga një specialist mjekësor. ZANO mund të përdoret gjithashtu edhe nga të rriturit. Ka dy maska të ndryshme - një për të rritur dhe një për fëmijë.
Zano është një nebulizator me kompresor për terapi efikase aerosolike që ndihmon pacientët që vuajnë nga astma, alergjitë dhe komplikacionet e tjera të frymëmarrjes.
ZANO peshon më pak se 200 gram dhe mund ta mbani me pëllëmbën e dorës. Për një transport të lehtë, ZANO ka një çantë transporti që mund të merrni kudo me vete.
ZANO është një nga nebulizatorët me kompresor më të qetë. Me një tingull të ulët nga 55dB, ZANO është po aq i qetë sa një frigorifer në gjendje pune dhe ngjitësit në çdo kuti ndihmojnë në shpërqëndrimin e fëmijës që proçesi të mbarojë shpejt.
Nebulizatori ZANO mund të përdoret jo vetëm për problemet e frymëmarrjes, por edhe për sekrecionet e zakonshme nga hundët, ftohjen e zakonshme, bronkitin etj. Nebulizimi ndihmon për të lehtësuar gulçimin, frymëmarrjen dhe kollitjen
Ju mund të përdorni ZANO për çdo medikament (rekomandohet nga mjeku / specialisti mjekësor) dhe kripë gjithashtu.
Jo. Nuk rekomandohet të përdorni asgjë tjetër përveç barnave të përshkruara nga mjekët ose ujë të kripur.
Nebulizatori Zano gjeneron grimca aerosolike mesatarisht 3.8 μm, i cili siguron shpërndarje të barabartë të barit aerosolik në çdo pjesë të mushkërive gjatë gjithë procesit të nebulizimit.
Shkalla e nebulizimit është nën 0.2 ml për min.
Janë disa hapa që rekomandohen të ndiqen kur pastroni ZANO-n tuaj.
Rekomandohet të pastroni pjesët e nebulizatorit ZANO menjëherë pas çdo përdorimi. Pastrimi i njësisë kryesore pas çdo përdorimi do të parandalojë tharjen e mbetjeve të barnave në shishe, e cila do të rezultojë në një nebulizim më efikas dhe parandalimin e infeksioneve. Për pastrimin e trupit dhe përshtatësit kryesor, përdorni vetëm një leckë të thatë dhe të butë.
Çmontoni pjesët e pajisjes. Hiqeni aparatin nebulizues nga pjesa e sipërme e trupit të nebulizatorit. Pas pastrimit, sigurohuni që të bashkëngjitni në pjesën e sipërme të trupit të nebulizatorit dhe sigurohuni që të jenë përputhur mirë . Shpëlani të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë. Thajini me dorë ose ajër të thatë në një mjedis të pastër. Ruani çdo gjë në çantën ZANO për ta përdorur në të ardhmen.
Ju mund ta blini ZANO në çdo farmaci në Shqipëri.
Po. Ju mund të blini pajisjet shtesë ZANO në çdo farmaci në Shqipëri.